KreuKuzhine

Një eksperiencë gastronomike në tryezën e Julian Zguro

Ka mbrëmje që të kujtojnë pse gastronomia është më shumë se ushqim.

Mbrëmja e organizuar nga IQOS në bashkëpunim me Tribe dhe chef Julian Zguro, e dedikuar për të ftuarit e rritur, ishte pikërisht një nga ato eksperienca ku çdo element ishte menduar për të krijuar një dialog mes shqisave.

Kur hyra në ambientet e Tribe, ndjeva menjëherë që kjo nuk do të ishte një darkë e zakonshme. Atmosfera ishte e qetë, e përqendruar, pothuajse ceremoniale. Tavolina ishte vendi ku do të ndodhte gjithçka.

Koncepti i mbrëmjes ishte intriguese: një udhëtim gastronomik i ndërtuar mbi shijen dhe aromën.

Chef Julian Zguro kishte krijuar një menu të veçantë, ku çdo pjatë ishte menduar si një kapitull i një historie më të madhe. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte fakti që ai nuk qëndroi i fshehur pas kuzhinës.

Ai erdhi në tavolinë.

Dhe kur një chef vendos të tregojë vetë historinë e pjatave të tij, gjithçka ndryshon. Papritur, nuk je më thjesht duke ngrënë,  je duke kuptuar procesin, intuitën dhe emocionin që fshihet pas çdo shijeje.

Bisedat rreth tavolinës rridhnin natyrshëm, të udhëhequra nga heads of the table, duke krijuar një atmosferë ku gastronomia u bë një temë reflektimi dhe jo vetëm kënaqësie.

Në një moment, mbrëmja mori një kthesë artistike. Një performancë kërcimi ndërpreu ritmin e darkës për disa minuta dhe e transformoi atmosferën në diçka më shumë sesa një eksperiencë kulinare. Ishte një kujtesë se shqisat nuk zgjohen vetëm përmes shijes.

Në fund, të ftuarit morën një dhuratë shumë personale: një libër gatimi me recetat e krijuara nga Juli për këtë darkë.

Një gjest i bukur që të kujton se eksperiencat e mira kulinare nuk janë vetëm për t’u konsumuar. Ato janë për t’u ndarë dhe për t’u rikrijuar.