KreuKuzhine

Një ide për një drekë të shpejtë: Fusili me ton dhe pesto

Një ide për një drekë të shpejtë: Fusili me ton

Nëse doni të shijoni pjata autentike italiane, asgjë më shumë sesa pastat dhe rizotot, identifikohen më këtë vend. Por, ka gjithmonë një sekret: produktet e duhura! Bordo ju sugjeron t’i gjeni në rrjetin e marketeve Conad, ku garantohet jo vetëm cilësia autentike e pastave dhe orizit, por edhe produkteve të tjera made in Italy që ofrohen, bashkë me të gjithë përbërësit që plotësojnë menunë tuaj familjare. 

Përbërësit:

220 gr fusilli, 2 kanaçe ton në vaj ulliri, 15 bajame, 20 gr fara pishe, 50 gr spinaq i freskët,

15 gjethe borziloku të freskëta, 2 thelpinj hudhre, 1 lugë gjelle lëng limoni, 30 gr djathë parmixhano, 60 ml vaj ulliri, kripë dhe piper i sapobluar

Përgatitja:

Ngrohni një tigan të vogël në zjarr mesatar dhe shtoni bajamet dhe farat e pishës. Përziejini vazhdimisht për 3 deri në 4 minuta derisa të piqen lehtë, pastaj hiqeni nga tigani.

Përzieni në një mikser spinaqin, borzilokun, hudhrën e qëruar, bajamet, farat e pishës, lëngun e limonit dhe djathin parmixhano me kripë dhe piper për 2 minuta. Hidhni ngadalë vajin duke vazhduar përzierjen derisa të përftoni një salcë kremoze.

Vloni ujin në një tenxhere me ujë të kripur. Shtoni makaronat dhe gatuajini për 8 minuta, duke i përzier çdo 3 minuta. Hiqni makaronat nga zjarri dhe kullojini.

Kur të jenë gati, shtoni salcën e gjelbër dhe tonin, të cilin e keni kulluar nga vaji dhe grirë. Shërbejini të ngrohta me parmixhano të grirë.

Ju bëftë mirë!

Tags:

fusili