KreuKuzhine

Mezze maniche të mbushura, të pjekura në furrë me salcë domatesh Datterin

Mezze maniche të mbushura, të pjekura në furrë me salcë

Festa e Pashkës mbledh gjithë familjen rreth tryezës për të festuar. “Conad Albania” këtë numër sugjeron 3 receta elegante dhe me shije të rafinuara, të cilat kanë si bazë shportën e produkteve më cilësore nga markat e njohura Sapori & Dintorni dhe Sapori & Idee, të cilat të kombinuara me gamën e pastave, djathërave dhe mishit, do të dhurojnë një menu fantastike. Shijojeni! 

Elegante, delikate dhe perfekte për raste të veçanta: mezze maniche të mbushura dhe pjekura në furrë me salcë domatesh Datterino është një recetë ideale vegjetariane për një drekë festive ose një darkë pranverore. Ato kanë një pamje të rafinuar, paksa dramatike, por mbeten të lehta dhe të ekuilibruara në shije, të afta t'ju pëlqejnë që në kafshatën e parë.

Përbërësit:

300 g Mezze Maniche Rigate Sapori & Idee nga Conad, 150 g ricotta di Bufala Campana Sapori & Dintorni nga Conad, 100 g spinaq pak i zier, 200 g salcë domatesh Datterino di Sicilia, Sapori & Dintorni nga Conad, borzilok i freskët, vaj ulliri ekstra i virgjër, kripë dhe piper.

Përgatitja:

Përzieni rikotën me gjysmën e spinaqit të grirë, kripën dhe piperin dhe lëreni mënjanë të marinohen. Gatuajeni mezze maniche në ujë të valuar me kripë për 7 minuta, kur të jenë gati, kullojeni, spërkateni me vaj dhe lëreni të ftohet. Hidheni kremin e rikotës në një qese për pjekje dhe mbushni makaronat. Vendosni në një tepsi ku keni shtruar më parë letër kuzhine, spërkatini me kripë dhe futeni të piqet në temperaturë 170°C për 5 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

Ngroheni  salcën e domates me kripë dhe borzilok për 15 minuta në zjarr të ulët, pastaj hidhni në pjata bashkë me makaronat e mbushura dhe borzilok të freskët.