Një antipastë elegante që feston aromat e freskëta të pranverës, duke kombinuar shijen e karkalecave me asparagun, duke i dhënë kësaj pjate një harmoni të përsosur midis tokës dhe detit.
Përbërësit:
300 g asparag, 2 vezë, 300 g Ricotta di Buffalo Campania DOP nga Sapori & Dintorni Conad, 14 bishta karkalecash nga Conad, 12 feta të holla Guanciale nga Sapori & Dintorni, 50 g djathë parmixhano,
Vaj ulliri ekstra i virgjër Terre di Bari Bitonto DOP Sapori & Dintorni Conad, kripë, piper, mente e freskët dhe lule vjollca të ngrënshme.
Përgatitja:
Pastroni dhe hiquni lëkurën asparagëve, hiqni mënjanë majat dhe kërcejtë vendosini në frulator me vaj dhe kripë, derisa të krijohet një masë kremoze. Ndërkohë në një tas përziejeni rikotën me vezët, djathin parmixhano, menten e freskët të grirë imët bashkë me disa copa karkalecash të prera në kubikë.
Masën e krijuar vendoseni në disa forma të lyera me gjalpë, pastaj vendosni sipër majat e prera të asparagut dhe piqini në banjë–mari në furrë në temperaturë 170 gradë Celsius për 25 minuta.
Ndërkaq, mbështillni karkalecat me proshutë dhe kalojini për skuqje në një tigan të nxehtë me pak vaj.
Vendosni petullat e pjekura në pjatë, shtoni bishtat e karkalecave, majat e asparagut, kremin e asparagut, si dhe lulet e vjollcës.
