karkaleca katalanas

Si të përgatisni karkaleca katalanas - Kuzhine
KreuKuzhine

Si të përgatisni karkaleca katalanas

Si të përgatisni karkaleca katalanas

Një pjatë kryesore me prodhime deti të freskëta dhe të shijshme, e cila falë kombinimit të karkalecave argjentinas, agrumeve, perimeve krokante dhe ullinjve aromatikë, krijojnë një shije ku gërshetohet ëmbëlsia e detit dhe aroma mesdhetare.

Përbërësit:

300 g karkaleca argjentinas Sapori & Idee Conad, 1 limon, 2 portokalle, 2 qepë të njoma, 2 kërcej selino, 60 g ullinj Taggiasca nga provinca Imperia në vaj EVO Sapori & Dintorni Conad, 250 g domate Pachino IGP Italia nga Sapori & Dintorni Conad, vaj ulliri ekstra i virgjër për shije, borzilok dhe kripë.

Përgatitja:

Kaloni për pak sekonda karkalecat në ujë të kripur dhe më pas gatuajini. Një pjesë lërini të plota dhe pjesën tjetër pritini në copa më të vogla. Pritini imët qepët e njoma, selinon dhe domatet në katër pjesë dhe më pas vendosini të gjitha në një tas të madh.

Shtrydhni lëngun e limonit dhe portokallit, hidhini të gjitha në një tas me pak kripë dhe emulsifikojini me vaj ulliri ekstra të virgjër, derisa të përftoni një salcë aromatike. Përziejini të gjithë përbërësit dhe shtoni ullinjtë. Shërbejeni duke dekoruar pjatën me gjethe borziloku.