KreuCelebrity

Vazhdon "sherri": Arbana Osmani i përgjigjet thumbave të Elsa Lilës

Vazhdon "sherri": Arbana Osmani i përgjigjet thumbave të

Arbana Osmani i beri një reagim të tërthortë por plot kuptim thimbit të Elsa Lilës, e cila la të kuptohej se nuk ishte ndjerë mirë në emisionin “Mirëmbrëma Yje” për shkak të “personit që kishte përballë”.

Elsa Lila u shpreh se qetësia e saj në një intervistë “ka të bëjë, ashtu si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë”, duke nxitur spekulime se ishte Arbana Osmani shkaku i “agresivitetit” të saj. 

Arbana ia ktheu "reston" me një video ironike në InstaStory. Ajo shpërndau një montazh të bërë nga faqja @mjekërrziu1, i cili bashkon fjalë nga emisione të ndryshme me kukulla të animuara.

Në këtë video, zëri i Elsa Lilës i ishte vendosur kukullës Izma, e cila është antagonistja dhe personazhi më negativ në filmin vizatimor “Çmenduritë e Perandorit Kusko”.

Ky veprim i u interpretua nga ndjekesit si shpoti ndaj Elsa Lilës, duke sugjeruar se ajo nuk ishte një e ftuar aspak pozitive apo e sinqertë.

Vazhdon "sherri": Arbana Osmani i përgjigjet thumbave të