KreuCelebrity

Postimet e fundit të Meghan Markle "nxehin" keq Princin Harry!

Postimet e fundit të Meghan Markle "nxehin" keq Princin Harry!

Burime për Page Six thone se Princ Harry nuk po e përjeton mirë ekspozimin e fundit që Meghan Markle ka bërë në rrjetet sociale as për veten e tij, as për fëmijët e tyre. Gjatë javës së kaluar, Meghan ka postuar disa video në Instagram ku shfaqen Harry dhe fëmijët, princesha Lilibet dhe princi Archie, duke kaluar kohë familjare në një fushë kungujsh, duke vrapuar në labirinte dhe duke gdhendur kunguj. 

Postimet e fundit të Meghan Markle "nxehin" keq Princin Harry!

Në një tjetër moment viral, ajo publikoi një foto në Instagram ku shihej me Harry-n duke ndjekur një ndeshje basketbolli në stadiumin e Dodger-it.

Ai është shumë i vetëdijshëm që ajo po e shfaq kudo dhe nuk është aspak i lumtur me këtë ekspozim,” tha burimi. “Harry-t nuk i pëlqejnë shfaqjet publike në rrjete sociale.”

Sipas të njëjtit burim, Harry nuk është aspak entuziast as për mënyrën si Meghan po lidh markën e saj të re me dasmën mbretërore. Produkti i fundit i saj, është një referencë e drejtpërdrejtë për datën e dasmës së tyre. Gjithashtu, disa javë më parë, ajo postoi një Reel nga Uashingtoni, ku u pa me një çantë blu e bardhë të personalizuar me mbishkrimin “Dukesha e Sussex”-it.

Sipas burimit, Harry e di shumë mirë që ky lloj ekspozimi s’është veprimi më i mirë i saj, madje e krahasoi me diçka “Fergie-esque”, duke iu referuar Sarah Ferguson, ish-bashkëshortes së princit Andrew, e njohur për mënyrën si kapitalizonte statusin e saj ish-mbretëror.