KreuCelebrity

Rihanna dhe Asap Rocky rikthehen më elegant se kurrë në tapetin e kuq pas lindjes së vajzës

A mund të zhvillohet një gala mode pa Rihanna? Sigurisht që jo!

Ylli i muzikës dhe ikona e padiskutueshme e modës dhe stilit bëri një parakalim spektakolar në CFDA Fashion Awards 2025, duke e kthyer menjëherë vëmendjen e gjithë kamerave drejt saj.

Rihanna u shfaq shumë elegante në një krijim të Alaïa-s, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si mbretëresha e tapetit të kuq. Ajo zgjodhi një pallto asimetrike në ngjyrë blu të errët, të kombinuar me një bluzë në të njëjtën nuancë dhe pantallona të bardha me pala, që zhdukeshin në një palë take të zeza me shkëlqim.

Rihanna dhe Asap Rocky rikthehen më elegant se kurrë në tapetin e

Rihanna dhe Asap Rocky rikthehen më elegant se kurrë në tapetin e

Superylli u shfaq në krah të partnerit të saj, A$AP Rocky, në daljen e tyre të parë publike që pas lindjes së vajzës së tyre, Rocki Irish Mayers, në shtator.

Rocky zgjodhi një stil më të thjeshtë, por po aq të kuruar: xhaketa e zezë me mëngë të bardha, një triko në ngjyrë të verdhë gjalpi dhe pantallona me pala në të njëjtën ngjyrë, të shoqëruara me bizhuteri ari dhe këpucë dyngjyrëshe krem e të zeza.

Mbrëmja, e organizuar nga Council of Fashion Designers of America (CFDA), feston më të mirët e modës amerikane. Përveç çmimeve kryesore për markat dhe stilistët më të spikatur të vitit, disa figura të industrisë morën vlerësime të veçanta.

Një prej tyre ishte vetë A$AP Rocky, i cili u nderua me Fashion Icon Award 2025, për ndikimin e tij në modë përmes guximit kreativ, bashkëpunimeve me agjencinë e tij AWGE dhe emërimit të tij së fundmi si drejtori kreativ i Ray-Ban.

Në mbrëmje nuk munguan as të ftuarit e tjerë VIP: Suni Lee, Addison Rae, Ariana DeBose, Jenna Lyons, Julianne Moore, Leslie Bibb, Naomi Campbell dhe Teyana Taylor, e cila ishte mikpritësja e eventit.

Një natë plot elegancë, yje dhe modë në nivelin më të lartë dhe si gjithmonë, me Rihannën në krye të listës për “look-un” më të komentuar të tapetit të kuq.