KreuCelebrity

I transformuar totalisht: Puff Diddy nuk njihet në foton e parë nga burgu!

 

I transformuar totalisht: Puff Diddy nuk njihet në foton e parë nga

TMZ ka siguruar foton e parë të shkrepur ndonjëherë të Puff Diddy-t në burg, dhe rezultati është shokues: Njeriu që ishte në majat e industrisë së showbizit, duket I rrënuar prapa hekurave, e pothuajse nuk njihet. Sean "Diddy" Combs shfaqet aty me mjekër të bardhë, I dobësuar e i mbështjellë me një xhaketë të madhe blu. Një figurë shumë larg asaj që manjati I muzikës i kishte treguar botës. 

I transformuar totalisht: Puff Diddy nuk njihet në foton e parë nga

Sipas TMZ, Diddy është fotografuar teksa po bënte ecje për ajrosje në oborrin e burgut. Publiku nuk kishte parë asnjë foto të tij që pre arrestimit shtatorin e vitit 2024, dhe dërgimit në  MDC Brooklyn, ku është mbajtur pa të drejtën e garancisë pasurore teksa priste gjyqin federal. Kamerat nuk u lejuan ne sallën e gjyqit këtë verë , kur ndaj Diddyt u rrëzuan akuzat për shantazh dhe trafikim seksual, dhe në vend të tyre, u dënua për disa akuza më të lehta që lidheshin me prostitucionin. 

Diddy po vuan një dënim prej 50 muajsh heqje lirie në Fort Dix dhe tashmë e ka një punë në burg, ka detyrën e larjes së rrobave në lavanderi.