KreuCelebrity

Fotoja virale para ndërhyrjeve, reagon Antonela Berisha: Mos u bëni viktima të standardeve të bukurisë!

Fotoja virale para ndërhyrjeve, reagon Antonela Berisha: Mos u bëni

Antonela Berisha ka befasuar ndjekësit me një postim të sinqertë në Instagram, ku ka ndarë një pjesë shumë personale të jetës së saj. Ajo ka publikuar një foto të vjetër nga dokumenti i identitetit, ku shfaqet në moshën 12-vjeçare, shoqëruar me një mesazh të fortë për pranimin e vetes dhe presionin e standardeve të bukurisë.

“Publiku më njeh për atë që jam sot, por jo për atë që kam qenë dje. Nuk e bëj këtë postim për shantazhe apo për vëmendje, por për t’u treguar të gjitha vajzave që nuk duhet të kenë turp nga rruga e tyre,” shkruan Antonela, duke hapur një temë të ndjeshme që prek shumë vajza dhe gra.

Në shkrimin e saj të gjatë, ajo tregon se fotoja e saj ka qarkulluar në rrjet ditët e fundit, por thekson se nuk e sheh si arsye për turp apo për t’u “shantazhuar” nga mediat. Antonela rrëfen se gjatë jetës ka hasur vështirësi në pranimin e vetes dhe pamjes së saj, ashtu si shumë vajza të tjera, për shkak të presionit që shoqëria vendos mbi pamjen fizike.

“Nuk kam menduar asnjëherë që jam e bukur sipas standardeve konvencionale të bukurisë, dhe si qindra vajza të tjera, kam pasur vështirësi në pranimin e vetes dhe në krijimin e vetëbesimit. Bota e televizionit dhe bota shqiptare të përçmojnë sepse je e shëmtuar, por edhe sepse je e bukur. Populli thotë ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’,” shkruan ajo.

Antonela ka pranuar hapur se ka kryer disa ndërhyrje estetike si otoplastikë, rinoplastikë dhe procedura jo-invazive si filler-at, por thekson se “me ose pa ndërhyrje, njerëzit gjithmonë kanë gjetur tek unë gjëra që nuk shkojnë”.

Ajo shton se me kalimin e kohës ka kuptuar se perceptimi i bukurisë varet nga mënyra se si secili e sheh botën, duke theksuar se “njeriu e shikon botën me filtrin dhe lenten e vet, e shikon ashtu siç është vetë.”

Në përfundim të mesazhit të saj, Antonela shprehet se sot, në moshën 29-vjeçare, nuk pranon më të diktohet se si duhet të duket apo të jetë, duke dërguar një mesazh frymëzues për të gjitha vajzat:
“Mos u bëni viktima të standardeve të paarritshme të bukurisë që vendos shoqëria, por mësoni ta doni veten dhe të gjeni kurajën të jeni vetvetja.”

“Përqafime” e mbyll ajo postimin e saj të sinqertë.

Postimi i plotë: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ANTONELA BERISHA (@antonelaberisha)