KreuCelebrity

Ndarje me Elgitin prej një femre tjetër? Klea Huta çudit me veprimin e fundit!

Ndarje me Elgitin prej një femre tjetër? Klea Huta çudit me

Një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar, Elgit Doda dhe Klea Huta, janë përfshirë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të thashethemeve që qarkullojnë mbi një ndarje të mundshme mes tyre.

Zërat nisën pas aludimeve se Elgiti mund të kishte krijuar një raport të ri me një vajzë tjetër, ndërsa mungesa e tyre në evente të përbashkëta dhe postime në rrjete sociale shtoi dyshimet se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund.

Megjithatë, duket se situata ndoshta, nuk është aq dramatike sa është përfolur.

Ndarje me Elgitin prej një femre tjetër? Klea Huta çudit me


Së fundmi, Klea Huta ka shpërndarë disa foto në profilin e saj në Instagram, ku vëmendjen e morën unazat që ajo mban në dorë. Në gishtin e saj dallohet ende unaza e fejesës — ajo me diamant që Elgit Doda i dhuroi në ditëlindjen e djalit të tyre, Kridit.

Edhe pse këngëtarja dhe moderatorja nuk ka dhënë asnjë reagim të drejtpërdrejtë, fakti që mban ende unazën është marrë si një shenjë e fortë se marrëdhënia e çiftit nuk ka marrë fund.

Thashethemet për ndarjen kanë qarkulluar prej javësh, por as Elgiti dhe as Klea nuk kanë reaguar publikisht për t’i mohuar apo konfirmuar ato, duke zgjedhur të ruajnë heshtjen.

Çifti, që u martua në qershor të vitit 2023 dhe janë prindër të një djali, kanë fshirë fotot e përbashkëta nga rrjetet sociale, përfshirë edhe ato të dasmës. Megjithatë, ata ende ndiqen në “Instagram”, ndërsa në profilin e Kles janë lënë vetëm imazhe me të birin, duke lënë publikun në pritje të një përgjigjeje përfundimtare.