KreuCelebrity

"Këta duan të mos ketë as Zot...", Elton Ilirjani del kundër përfaqësuesve të komunitetit LGBT në Shqipëri?

Në Shqipëri nuk do të njihet gjini tjetër, përveç burrë dhe grua! Për projektligjin shumë të debatuar dhe që nxiti reagime të shumta, mazhoranca ka bërë një hap pas. Me 22 amendamente, të depozituara në Kuvend me firmën e kreut të grupit, Taulant Balla, mazhoranca synon të rivendosë theksin te ligji për barazinë gjinore, duke e fokusuar sërish te trajtim i barabartë mes grave dhe burrave.

I ftuar për të folur lidhur me këtë temë në emisionin "Opinion" me Blendi Fevziun ka qenë Elton Ilirjani. Ilirjani ka marrë vëmendje mediatike për deklarata lidhur me orientimin e tij seksual dhe rrëfime personale që lidhin jetën e tij me padrejtësi sociale, paragjykime dhe sfida për komunitetin LGBT.

Intervista e plotë ende nuk është transmetuar, por nga një video e publikuar nga Fevziu para regjistrimit në studio, Elton Ilirjani ka habitur me qëndrimin e tij, teksa është shprehur se ekzistojnë vetëm dy gjini dhe nuk është dakort me pranimin e një gjinie të tretë. Sipas Ilirjanit personat që e pretendojnë këtë nuk kanë lidhje me komunitetitin LGBT. 

“Unë besoj në Zot, dhe për mua ekzistojnë dy gjini. Këta që duan të mos ketë as Zot, as kishë, as xhami, nuk i përkasin komunitetit që unë njoh,”

“Unë nuk hyj në sherr me komunitetin, por me ata që vetëquhen drejtues të tij. Nuk janë bërë zgjedhje, dhe shumë prej tyre flasin në emër të të gjithëve pa mandat.”