Në intervistën më të fundit ekskluzivisht për Revistën Bordo, Manjola Nallbani, rrëfeu gjithashtu aktivitetet që e presin deri në fund të vitit. Gjithmonë e zënë dhe anagazhuar me projekte, artistja e mirënjohur na njeh me disa prej tyre, të cilat siç çdo gjë tjetër që ajo bën janë një sukses i vërtet.
Mes tyre ajo nënvizoi pjesëmarrjen në Kënga Magjike dhe netët live në Pallatin e Kongreseve që zhvillohen këtë nëntor, gjithashtu dhe një aktivitet i rëndësishëm që do të zhvillohet në Londër.
“Janë festat e nëntorit dhe do të rivehen në skenë, meqënëse herën e kaluar patëm mundësi të vinim vetëm një shfaqje të Mamma Mia dhe rezultoi një sukses i vërtetë” tha Nallbani.
Ajo theksoi se performanca e studentëve ishte fantastike dhe shfaqja do të rikthehet për një tjetër shfaqje.
Artistja zbuloi gjithashtu se pas aktiviteteve të nëntorit, fokus do të jetë tek angazhimet e Vitit të Ri, që premtojnë surpriza dhe performanca të veçanta për publikun.
Video e plotë më poshtë:
