Modelja dhe ish-“Miss Universe Albania”, Angela Martini, është zyrtarisht sërish beqare. Pas shtatë vitesh martesë me aktorin dhe producentin Drago Savulescu, ajo ka paraqitur kërkesën për divorc.
Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, Martini depozitoi kërkesën në gjykatë të enjten, duke përmendur si arsye “mosmarrëveshje të pakapërcyeshme”, qe nenkupton se krisja e marredhenies ishte tashme pertej cdo mundesie riparimi. Në dokumente, data 24 tetor shënohet si dita e ndarjes zyrtare.
Çifti, i cili u martua në dhjetor të vitit 2017, ka një djalë trevjeçar, Kyree Martini Savulescu. Angela kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike për fëmijën, si dhe që ish-bashkëshorti t’i paguajë pension ushqimor.
Martesa e tyre kishte tërhequr shpesh vëmendjen e mediave për jetën luksoze dhe udhëtimet e shpeshta, por edhe për lidhjen e fortë që çifti shfaqte publikisht. Megjithatë, duket se marrëdhënia e tyre ka ardhur drejt fundit në heshtje.
Angela Martini fitoi titullin “Miss Universe Albania” në vitin 2010 dhe përfundoi në vendin e gjashtë në garën botërore të atij viti — një rezultat që mbetet më i larti i arritur ndonjëherë nga një përfaqësuese shqiptare në këtë kompeticion.


