Sydney Sweeney i surprizoi të gjithë me një nga pamjet më të guximshme në tapetin e kuq deri tani, me një fustan të tejdukshëm ngjyrë argjendi dhe duke mos i lënë shumë vend imagjinatës në eventin e Variety’s 2025 Power of Women këtë të mërkurë.
Fustani i gjatë i ngjitur pas beli i cili të jepte iluzionin e një fustani të lagur, është i dizajnuar nga Christian Cowan, nxori në pah format e aktores, të cilin ajo e kombinoi me vathë diamanti. Transformimi i saj i fundit, një prerje flokësh bob bjonde plotësoi pamjen e guximshëm.


Gjatë eventit, aktorja e “Euphoria” mbajti një fjalim frymëzues për të rinjtë dhe gratë, duke folur për sfidat e nënvlerësimit në industrinë e aktrimit:
Ajo u shpreh se: E di çdo të thotë që njerëzit shpesh të gjykojnë ose të kategorizojnë para se të kesh shansin të tregosh vërtet se kush je dhe çfarë mund të bësh. Është një mesazh fuqizues për të mos lejuar që perceptimet e të tjerëve të përcaktojnë vetëvlerësimin ose identitetin tend. Çdo kush nga ne ka betejat personale. Forca ndonjëherë nuk tregohet vetëm duke bërtitur, por edhe duke u ringritur sërish.”
Ajo i inkurajoi gratë e reja të mos “ndrydhin vetveten” dhe të besojnë në fuqinë e brendshme.
Sweeney gjithashtu shkroi dhe një fjalim në Instagram, duke ia dedikuar booksieres Christy Martin, të cilën e portretizon në biografinë “Christy”, dhe “të gjitha grave që na inspirojnë në mënyra të mëdha e të vogla.”
Në një intervistë për Variety, aktorja sqaroi gjithashtu spekulimet për ndërhyrje estetike:
“Asnjëherë nuk kam bërë asgjë. Kam frikë nga gjilpërat. Pa tatuazhe. Asgjë. Do të plakem me dinjitet.”
Ajo shtoi se ndryshimet në pamje janë natyrale, duke iu referuar fotove krahasuese nga e kaluara.
