KreuCelebrity

Ka humbur çdo kontakt me djalin! Meritoni i drejtohet ish-partneres: Kur ta takoj…

 

Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në panelin e "Goca dhe Gra" ishte ish-banori i "BBV", Meriton Mjekiqi, i cili foli shumë për jetën e tij personale, ish-lidhjet, djalin e tij dhe projektet e reja.

 Meritoni u shpreh se ka humbur çdo kontakt me djalin e tij, ndërsa iu drejtua me një mesazh edhe ish-partneres së tij.

“Problemet e mia vazhdojnë me nënën e djalit. Kam humbur çdo kontakt, nuk kam kontakt për me e dit si e kam djalin. Djali ka bo 7 vjet, më mungon, deri më fund kam me kërku djalin. Besoj se gjyqet do vazhdojnë, do i përgjigjem deri në fund.

Faji që jemi nda, do të thotë që s’kemi shkuar mirë për njëri tjetrin. Por të drejtën e djalin nuk mundesh me ma mohu. Nëse sheh intervistën, mjaftueshëm e ka tepruar këtë situatë. Ajo po e shfrytëzon një situatë qe kemi.

Djali im është autik dhe forma e tij për të komunikuar është shumë më e vështirë. Duke shfrytëzuar ajo këtë situatë, luan me veten duke më lënduar mua se ndoshta aty e gjen forcën. Ka një limit. Nuk e kam takuar fare, nuk ma ka dhënë mundësinë.

Kur ta takoj do ia them të vërtetën time, ai rritet në një të vërtetë por besoj se do e kuptoj edhe të vërtetën time. Jam falënderues për çdo gjë, është një nënë e shkëlqyeshme, por në raport Loart-meriton, ka abuzuar deri në maksimum”-u shpreh Meritoni.