Këtë sezon në panel të "Goca dhe Gra", Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.
I ftuar mbrëmjen e djeshme në panelin e "Goca dhe Gra" ishte ish-banori i "BBV", Meriton Mjekiqi, i cili foli shumë për jetën e tij personale, ish-lidhjet, djalin e tij dhe projektet e reja. I pyetur nëse do të pranonte të hynte përsëri në një edicion të ri të "BBV", Meritoni u përgjigj se do ta bënte, por për një arsye të fortë.
“Po, do të rikthehesha nëse do të kisha një arsye shumë të fortë. Do ta bëja, por jo siç e kam bërë më parë,”
Mbrëmjen e djeshme në "Goca dhe Gra" ka qenë i ftuar edhe reperi i njohur, Marin, i cili mes lotësh foli për herë të parë për ndarjen nga jeta të djalit të tij të porsalindur.


