KreuCelebrity

"Do të jetojë në një ishull...", Hati zbulon planet e jetës!

Prej pak javësh ka nisur podcasti më i ri nga Grida Duma. E ftuara e saj këtë javë ishte Hati, fenomeni social, e cila ka treguar shumë për besimin, famën dhe dashurinë.

E pyetur nga Grida se ku e shikon Hati veten pas 10 vitesh, përgjigja nuk ishte ajo çfarë prisnim. Sipas parashikimit të Hatit dhe sipas planeve të saj do të largohet nga Shqipëria dhe nga  jeta publike dhe së bashku me fëmijët dhe familjen e saj do të jetojë në një ishull.

Kam një parandjenjë që pas shumë vitesh nuk do të jem në jetën e Tiktok-eres, influenceres, ndoshta mund të zhdukem nga publiku, mendoj diku larg Shqipërisë, me familjen time, fëmijët e mi ndoshta edhe duke shijuar jetën në ndonjë ishull...

E pyetur nga Grida për mbajtjen e shamisë dhe pse ka vendosur të vazhdojë ta mbajë, Hati është përgjigjur se kjo është zgjedhja e saj dhe shamia e bën të veçantë.