Në një intervistë ekskluzive për Bordo, aktorja Jona Xhelilaj zbulon momentet e saj më intime me bashkëshortin Visjan Ukcenaj dhe si funksionon jeta e tyre e përditshme pas kamerave.
Punët e shtëpisë dhe gatimi
Jona tregon se zakonisht është ajo që merret më shumë me punët e shtëpisë, ndërsa Visjani është shumë praktik:
“Ai thjesht thotë: ‘s’ka problem, këto lëri këtu’”, rrëfen aktorja. Në kuzhinë, Jona është më aktive, ndërsa bashkëshorti i saj është një shijues i vërtetë: ha çdo gjë, por ka një preferencë për mishin dhe brumrat.
Rutina e mëngjesit dhe kujdesi për djalin:
Çifti tregon se djali zgjohet i pari në mëngjes, ndërsa Visjani e çon rregullisht në shkollë, dhe Jona kujdeset më shumë për marrjen e tij. Ata e ndajnë përgjegjësinë në mënyrë të barabartë dhe nuk mungon asnjëherë përkujdesja e prindërve.
Pushimet dhe vendi i preferuar!
Jona dhe Visjani preferojnë pushimet në jug dhe afër detit. Jona tregon se edhe pse nuk është notuese e madhe, e do të thjesht të jetë pranë ujit dhe rërës, duke e konsideruar këtë një mrekulli relaksuese për të gjithë familjen.
Çfarë i acaron më shumë njëri-tjetrin?
Si çdo çift, edhe ata kanë momente të tensionuara. Jona pranon se kritikat e saj ndonjëherë e acarojnë Visjanin, ndërsa ajo ndikohet nga gjërat që ai mund të mos i vlerësojë sa duhet. Por respekti dhe dialogu i ndihmojnë të kalojnë çdo situatë.
"Pak më parë thashë që jam jam edhe kritikja e tij më më e ashpër dhe më e fortë. Kështu që ndonjëherë këto kritikat e mia bëhen pak të ekzagjeruara në fakt edhe bëhen pikërisht ajo gjëja që ata e acaron dhe fillon “hë je në anën time apo s'je në anën time?” Pse e shikon kështu? Pse e shikon në atë në atë aspekt? I duket ndonjëherë sikur i vihem sikur i vihem kundra kur i jap ato mendimet e mia. Edhe kjo është ajo gjë që e acaron ndonjëherë pak më shumë. mua se di ndonjëherë ndonjë gjë që e neglizhon ose që nuk i jep rëndësi ndonjë gjë që unë për mua mund të jetë shumë e rëndësishme dhe atë dhe për atë mund të mos të jetë shumë e rëndësishme dhe kapemi pastaj tregojmë ato anët tona që për mua ishte për ty edhe ndodh acarimi."
Ekskluzivisht për Bordo, Jona Xhelilaj rrëfen se bashkëpunimi dhe harmonizimi i roleve në familje e bëjnë jetën e tyre të bukur dhe funksionale, edhe jashtë skenës.
Intervista e plotë:
