KreuCelebrity

Këtë s`e prisnim: Rozana Radi befason me deklaratën për vjehrrën!

Këtë s`e prisnim: Rozana Radi befason me deklaratën për

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi e surprizoi publikun me deklaratën që bëri në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u diskutua tema delikate e marrëdhënies mes nuses dhe vjehrrës. Rozana, “një shpirt i lirë”, u ftua të fliste për jetën e saj personale dhe përvojën pas “Big Brother VIP 4”. Artistja ndau një opinion që rrallë dëgjohet nga personazhe publike.

Këtë s`e prisnim: Rozana Radi befason me deklaratën për

“Unë mendoj që jetesa me vjehrrën nuk është gjë e keqe, përkundrazi, unë për veten time do ta kisha për kënaqësi ta kisha vjehrrën në shtëpi,” – u shpreh Rozana me një buzëqeshje, duke shtuar se për të, bashkëjetesa me prindërit e partnerit është një përvojë që sjell harmoni, nëse ekziston respekt i ndërsjellë.

Më tej, shpjegoi se ky qëndrim pozitiv ndaj jetesës me vjehrrën buron nga përvoja familjare dhe nga modeli që ka parë tek prindërit e saj.

“Nëna ime ka jetuar për një kohë me prindërit e babait tim dhe unë jam rritur duke parë një marrëdhënie të bukur, plot mirëkuptim. Ndoshta prandaj unë e shoh këtë si diçka të natyrshme,” – tregoi këngëtarja, duke theksuar se gjithçka varet nga qasja dhe komunikimi që krijohet brenda familjes.