KreuCelebrity

Nuk shihen dot me sy? Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk bëhen bashkë as për ditëlindjen e vajzës!

Nuk shihen dot me sy? Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk bëhen bashkë as

Martesa e tyre duhet te ishte si ne perralla, por ndarja rezultoi aq e hidhur sa as ditëlindja e vajzës  nuk i bëri dot bashkë Princin Leka dhe ish-bashkëshorten e tij, Elia Zaharia. Geraldina festoi 5-vjetorin e lindjes, megjithate prinderit nuk u bashkuan në këtë ditë të shënuar për të. Urimet e tyre erdhen vetem në rrjetet sociale, ku kanë postuar edhe foto.

E mira ime Geraldinë,

Në sytë e tu shoh pafundësinë e dashurisë; në buzëqeshjen tënde shoh arsyen pse bota është e mirë.

Uroj që jeta të të përqafojë gjithmonë me dritë, me paqe dhe me njerëz që të duan siç të dua unë. Të ecësh gjithmonë me zemrën plot guxim dhe me shpirtin plot ëndrra.

Gëzuar ditëlindjen, engjëlli im i vogël!

Me gjithë dashurinë time, babi yt”, ishte mesazhi i Princit, i cili pak ditë më parë u fejua me Blerta Celibashin.

Ndërsa Elia Zaharia shkruan: “Dielli im, shpirti i shpirtit tim festoi 5 vjetorin. Mbushem me emocion sa herë me sytë mbyllur mendon dëshirën e saj dhe fryn qirinjtë e tortës. E shoh tek rritet dhe ndjej lumturi e melankoli…sa shpejt kalon koha! Do doja që çdo buzëqeshje e saj të zgjasë një përjetësi! Uroj me shpirt që Zoti ta bekojë me shëndet, jetë të gjatë dhe plot dashuri! Uroj të rritet me vlera, me urtësi dhe mirënjohje. Uroj që zemra e saj e bukur të ndriçojë gjithmonë si një diell mirësie! Fëmijët janë prova e parajsës në tokë”.