
I ftuar së fundmi në podcastin e Mira Kazhanit ka qenë djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, Eriku. Një djalë shumë i njohur prej vitesh tashmë, për shkak se shpesh herë ekspozonte jetën e tij luksoze.
Eriku ka folur shumë për këto vite, ku ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për jetën personale, teksa ka shprehur se ka ndryshuar. Patjetër që nuk mudn t'i shpëtonte edhe pyetjeve në lidhje me jetë personale, ku së jashtmi duket i lumtur.
Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë, kaq mund të them, të shohim tani si do na dali...
Në lidhje me ëndrrat dhe planet për dasmë, Eriku ka treguar se dëshira e tij është të bëjë një dasmë shumë të madhe, vendin e së cilës e ka gjetur tashmë.
Unë si Erik dua të martohem, të bëjë dasmë shumë të madhe, me shumë të ftuar në Shqipëri, në Tiranë, e kam gjetur dhe vendin po nuk e them se kam hall se ma marrin, po është një vend historik i Tiranës.
Do vij dita që edhe unë do bëjë një propozim, por fjalën e fundit do e thotë vajza.
Një tjetër ëndërr, por kjo e parealizueshme tashmë për Erikun ishte
Kam dashur të bëhem ushtar, ëndrra ime më e madhe ka qenë të isha pjesë e Forcave Speciale, do të doja të më dhuronte Zoti një djalë dhe ai të ketë këtë ëndërr, do ta suportoja shumë...


