
I ftuar së fundmi në podcastin e Mira Kazhanit ka qenë djali i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit, Eriku. Një djalë shumë i njohur prej vitesh tashmë, për shkak se shpesh herë ekspozonte jetën e tij luksoze.
Eriku ka folur shumë për këto vite, ku ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe për jetën personale, teksa ka shprehur se ka ndryshuar. Ndër të tjera ka zbuluar edhe detaje që nuk i dinim për jetën e tij, si dhe problemet që ka pasur me ankthin para disa vitesh.
Problemet me ankthin nuk i kam publikuar kurrë se tani janë bërë si modë, unë i kam pasur problemet me ankthin para shumë vitesh, po me njerëzit që jam hasur me të njëjtin problem kam dhën kontributin tim, kam treguar historinë time si ta menaxhojnë, djemtë e kanë më të vështirë se vajzat...
Si një djalë që njihet shumë në lifestyle-in e Tiranës dhe në zonat më In, Eriku tregoi edhe mendimin e tij në lidhje me lagjen e jetës së natës, "Bllokun".
Unë jam rritur në "Bllok", nga gjithë këto 20 vite në Bllok më shumë histori kam degjuar për djemtë sesa për vajzat, Blloku është një komunitet që të krijosh atë emrin tënd, të jesh djalë i mirë, i respektueshëm sepse njerëzit ecin me opinion


