KreuCelebrity

Kryeministri e ka përdhunuar? Rrëfimi shokues i Virginia Giuffre!

Virginia Giuffre, një nga dëshmitaret më të njohura në skandalin ndërkombëtar të Jeffrey Epstein, ka publikuar kujtimet e saj të shumëpritura me titull Nobody’s Girl: A Memoir of Surviving Abuse and Fighting for Justice. Në këtë libër, ajo rrëfen për herë të parë në detaje një përdhunim të tmerrshëm nga një “kryeministër shumë i njohur”, emrin e të cilit ajo zgjedh ta mbajë të fshehtë për shkak të kërcënimeve dhe frikës nga pasojat ligjore.

Në librin e saj, Giuffre përshkruan një episod brutal që ndodhi rreth vitit 2002, gjatë kohës që ajo ishte pjesë e rrjetit të trafikimit seksual të Epstein dhe bashkëpunëtores së tij, Ghislaine Maxwell.
Sipas saj, kryeministri në fjalë e çoi në një “cabana” private në ishullin e Epstein-it dhe e dhunoi me egërsi.

“Ai më qeshi në fytyrë ndërsa i lutesha të ndalonte. Sa më shumë që qaja e i thosha ‘të lutem’, aq më shumë ai nxitej,” shkruan Giuffre në kujtimet e saj.

Pas ngjarjes, ajo thotë se mbeti e gjakosur dhe e tronditur, duke kuptuar se kishte rënë në një sistem abuzimi nga i cili duhej të largohej.