KreuBusull

Në tre të mëngjesit, këtë të dielë akrepat e orës kthehen një orë prapa!

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në ndryshimin e orës nga vera në dimër, teksa akrepat e orës kthehen një orë prapa.

Konkretisht, këtë vit, ndryshimi i orës do të bëhet më 26 tetor, në orën 03:00 të mëngjesit, pra akrepat e orës do të kthehen një orë prapa, duke treguar 02:00, dhe kështu, do të fitojmë një orë shtesë gjumë.

Ky ndryshim nënkupton që lindja dhe perëndimi i diellit do të ndodhin më herët, çka sjell më shumë errësirë në mëngjes dhe në mbrëmje, një shenjë e qartë se dimri po afron.

Çfarë do të thotë kjo për ju?

Një orë më shumë gjumë atë natë

Drita e ditës fillon dhe mbaron më herët

Mbrëmjet bëhen më të errëta dhe më të gjata