
Aktorja Delinda Disha ka zyrtarizuar kandidaturën e saj për postin e kryetares së Bashkisë Tepelenë. Pasi kanë braktisur rolet e humorit, duket se aktorët shqiptarë po i drejtohen politikës. Kujtojmë se Florian Binajn, gjithashtu aktor humori ka shpallur kandidaturën për bashkinë Tiranë. Duket sikur frymëzimi vjen nga Erion Isai, ish-aktori i humorit, i cili prej disa vitesh është kryebashkiak i Ersekës.
Lajmin për kandidaturën e Delindës e ka shpërndarë vetë aktorja në rrjetet sociale, duke shprehur entuziazëm për këtë kapitull të ri në jetën e saj profesionale dhe personale.
“Jam e lumtur të ndaj me ju lajmin si kandidate e pavarur për kryetare në Bashkinë Tepelenë,” shkroi ajo në njoftimin e saj publik.

Për publikun shqiptar, Delinda Zhupa Disha është një figurë e njohur në televizion me disa role personazhesh humoristike.
-
Sara Shehu dhe modelingu, nisja drejt një brand-i personal!
23 Tetor, 11:23 -


