KreuBusull

Vrasja me thikë e 23-vjeçarit shqiptar në Itali, zbardhen detajet!

 

Hekuran Cumani, një 23-vjeçar shqiptar, u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në parkingun e Fakultetit të Ekonomisë dhe Matematikës në Universitetin e Perugias. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 18 tetorit.

Sipas La Repubblica, hetuesit e kanë identifikuar tashmë autorin e krimit: një i ri me origjinë tuniziane, pjesë e një grupi tjetër të rinjsh. Disa të tjerë janë regjistruar tashmë si të dyshuar, të cilët janë marrë në pyetjr në stacionin e policisë menjëherë pas përleshjes. Grindje, sulme dhe kërcënime janë krimet e dyshuara.

Me sa duket, sherri midis dy grupeve filloi brenda klubit të natës 100Dieci në Perugia, një vend ku hyhej përmes një detektor metalesh, raporton Repubblica. Prandaj, është e pamundur që thika me të cilën u godit Hekurani në gjoks të ketë hyrë në klubin e natës. Kamerat e brendshme të sigurisë së klubit gjithashtu nuk arritën të jepnin ndonjë informacion të dobishëm për hetimin.

Sipas të gjitha gjasave, grindja, e cila shpërtheu midis dy grupeve - atij nga rajoni i Marche-s me viktimën dhe tjetrit vendas - vazhdoi për arsye banale dhe u përshkallëzua në një përleshje dhe më pas në një vrasje jashtë lokalit, ku megjithatë nuk ka kamera sigurie. Atje, në parkingun përpara departamentit të matematikës të Universitetit të Peruxhias, 23-vjeçari nga Fabriano u godit me thikë.

Arma e vrasjes, qoftë e sjellë nga vrasësi ose e gjetur në një makinë, ende nuk është gjetur. Dhjetëra persona janë marrë në pyetje gjatë gjithë natës, të koordinuar nga zyra e prokurorit në kryeqytetin e Umbrisë. Midis tyre është edhe Samueli, vëllai i viktimës, i cili gjithashtu u plagos lehtë në përleshje.