KreuCelebrity

Shqiptarët nuk e mbështetën, Brikena Selmanit nuk vlerësohet me asnjë çmim në "Miss Grand International 2025"!

 

Miss Grand Kosova, Brikena Selmani është bërë virale së fundmi në TikTok për shkak të paraqitjeve të saj, por edhe për deklaratën e bujshme, ku cilësoi gjuhë e Kosovës dhe gjuhën shqipe si dy gjuhë të ndryshme. Për këtë pati shumë reagime në rrjete sociale dhe Brikena nuk kërkoi tentoi të kërkonte as falje, duke u treguar tepër arrogante dhe duke bërë ironi me komentet, por duket se kjo i kushtoi shtrenjtë.

Mbrëmjen e 18 tetorit, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Bangkok u mbajt finalja e "Miss Grand International 2025". 

Brikena Selmani, përfundoi rrugëtimin e saj në këtë kompeticion prestigjioz me një rezultat aspak të kënaqshëm.  Megjithëse nuk arriti të kalojë në Top 22 dhe nuk u shpall me asnjë çmim të mbrëmjes. 

Numri i pakët i votave ishte për shkak se Shqipëria dhe Kosova nuk e mbështetën Brikenën dhe kjo ndikoi në faktin pse ajo nuk arriti të fitonte asnjë çmim. Shumica e votave të saj ishin nga Azia dhe Amerika Latine, por gjithsesi Brikena në këtë edicion ishte një nga vajzat më virale në rrjete sociale.