Në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, vajza e këngëtarit të njohur Sabian, Keisi Medini ka folur me sinqeritet për marrëdhënien me të atin, ndikimin e emrit të tij në jetën e saj dhe sfidat e të qenit vajza e një artisti të njohur.
Keisi tregoi se fama e babait i ka hapur shumë dyer, por njëkohësisht i ka shtuar përgjegjësinë për të ruajtur imazhin e tij dhe të saj.
“Absolutisht që më ka ndihmuar. Nuk mund ta mohoj që më ka hapur çdo derë. Të jesh vajza e një artisti si babai im është pak e vështirë sepse jam munduar shumë të ruaj imazhin e tij,” – u shpreh ajo.
Ajo shtoi se kjo përpjekje për të mbajtur një emër të pastër ka ndikuar pozitivisht edhe në mënyrën se si ajo është formuar si person.
“Duke ruajtur imazhin e tij, kam ruajtur edhe imazhin tim,” – tha Keisi.
E pyetur nëse ka patur tundime gjatë adoleshencës, Keisi pranoi se po, por gjithmonë është përpjekur të mos e kalojë kufirin.
“Ka pasur shumë raste, sidomos në adoleshencë, kur mund të isha pak më e çlirët, por gjithmonë kam thënë jo, sepse kam një emër shumë të madh ndër supe që duhet ta ruaj dhe kjo gjë më ka bërë mirë. Gjithmonë kam qenë me këmbë në tokë,” – rrëfeu ajo.
Me humor, Keisi zbuloi se në disa raste nuk ka hezituar të përdorë emrin e babait për të përfituar në situata të përditshme.
“Ka patur shumë raste, nuk mund t'i marr një, por mund të kenë qenë këto dhe në adoleshencë të dalurat e mia pak të tepërta, por e ke parasysh kur je me shoqërinë, jo, pi një gotë më shumë, andej këtej dhe gjithmonë kam thënë jo, sepse kam një emër shumë të madh ndër supe që duhet ta ruaj dhe kjo gjëja më ka bërë shumë mirë. Gjithmonë kam qenë me këmbë në tokë. am dhe raste të tjera shumë edhe në institucione të mëdha që kemi në Shqipëri. Shumë herë përdor emrin e babit që të kalojë shumë shpejt atë radhën.”
Sa i përket marrëdhënies me Sabianin, Keisi e përshkruan si shumë të afërt dhe të ngrohtë.
“Ne nuk kemi debate për stilin e jetës apo artin. E kemi shumë të njëjtë, sepse jetojmë të dy. Edhe kafen e mëngjesit e pijmë bashkë dhe planet gjatë ditës i bëjmë bashkë,” – tregoi ajo.
Në fund, ajo konfirmoi se aktualisht jeton me babain e saj, duke shtuar se harmonia mes tyre është një nga gjërat që e bën më të lumtur.
Video e plotë më poshtë:
