KreuCelebrity

Gjesti prekës i Taylor Swift, dhuron 100 mijë dollarë për vogëlushen që po përballet me kancerin

Gjesti prekës i Taylor Swift, dhuron 100 mijë dollarë për

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, ka bërë një veprim prekës për vogëlushen 2-vjeçare Lilah, e cila po lufton me një formë të rrallë dhe agresive të kancerit në tru.

Familja e Lilah ka ndarë historinë e saj në rrjetet sociale për muaj me radhë dhe ka nisur një fushatë mbledhjeje fondesh për trajtimin e saj që nga marsi. Vogëlushja u diagnostikua me kancer të fazës së katërt kur ishte vetëm 18 muajshe.

Pasi një video emocionuese e nënës së saj, Katelynn Smoot, u bë virale në TikTok ku Lilah e quante Taylor Swift “mikeshën” e saj këngëtarja reagoi shpejt. Të premten, më 17 tetor, Taylor dhuroi 100 mijë dollarë për fushatën GoFundMe të vogëlushes, duke shkruar nën donacion: “Dërgoj përqafimin më të madh për mikeshën time, Lilah! Me dashuri, Taylor.”

Dhurata e Taylor jo vetëm që tejkaloi objektivin e familjes, duke sjellë pothuajse 60 mijë dollarë mbi targetin prej 100 mijë dollarësh, por gjithashtu mundësoi që prindërit të përqendroheshin vetëm tek kujdesi për Lilah.

Në një video të ndarë të premten, Katelynn nëna e vogëlushes shprehu emocionet e saj: “A është kjo jetë reale? Faleminderit shumë @taylorswift. Jam e shokuar Kjo do të thotë kaq shumë për ne. Tani mund të fokusohemi vetëm tek vajza jonë dhe të jemi bashkë si familje.”

Video e ëmbël tregonte edhe Lilah duke falenderuar këngëtaren dhe duke e quajtur sërish “mikeshën e saj”. Katelynn shtoi: “Nuk mund të ndaloj së qari. Na ke dhuruar një dhuratë të mrekullueshme. Faleminderit ❤️❤️❤️❤️.”

Taylor Swift ka treguar njëherë tjetër se muzika dhe zemra e saj gjejnë mënyra të veçanta për të prekur dhe ndihmuar jetën e të tjerëve, duke i dhënë shpresë dhe forcë vogëlushes dhe familjes së saj.