KreuCelebrity

“Do të kenë thënë ‘po kjo idiotja’”/ Wanda Nara: Rrrëfim i papritur!

“Do të kenë thënë ‘po kjo idiotja’”/

Në një intervistë të gjatë në mediat argjentinase, Wanda Nara foli per etapa të ndryshme të jetës së saj, e padyshim një nga më interesantet ishte ajo me Mauro Ikardin. Modelja vendosi që të bëhej edhe menaxheria e futbollistit argjentinas dhe ajo ka zbuluar prapaskena shumë interesante të këtij vendimi.

“Do të kenë thënë ‘po kjo idiotja’”/

“U përfshiva në diçka që nuk duhej të përfshihesha, në negociata me burra në futboll. Të vendosnin në një pozicion ku fillimisht të nënvlerësonin. M’u desh të merrja timonin e një barke e cila në ato momente nuk po shkonte askund.

Ish-burri im po ndërronte menaxher, po i mbaronte kontrata dhe duhej të rinovonte me klubin. Më kujtohet që mora telefonin dhe u thashë: “Tani do negocioni me mua”. Duhet të kenë thënë “po kjo idiotja, po si ia mban të telefonojë? Mirë, mirë se e rregullojmë”. Dukej sikur të mbanin gjithmonë në distancë. Por nuk kishte mënyrë për ta shmangur, gjëja më e mirë ishte të arrihej një akord.

Më kujtohet që sigurova një kontratë tre herë më të lartë se ajo për të cilën po punonte menaxheri dhe me të cilin nuk e arrinin atë shifër. Atëherë u thashë që dua edhe shiritin e kapitenit. Dua këtë, dua atë, dua atë gjënë tjetër, por çfarë të duhet shiriti i kapitenit?  Mua më nevojitej për të bërë negociata me një sponsor, pasi ishte kapiteni më i ri në moshë dhe kishte siguruar shiritin në kaq pak kohë. Dhe për të gjitha këto mendova unë”, u shpreh ajo.