KreuCelebrity

Eminem në një lidhje me stilisten me origjinë shqiptare?

 

Reperi i njohur amerikan, Eminem, duket se ka gjetur dashurinë pranë vetes – tek grimerja dhe stilistja me origjinë shqiptare, Katrina Malota.

Sipas një burimi të afërt me artistin, i cili ka folur për mediat amerikane si TMZ, marrëdhënia profesionale mes dyshes është kthyer në një romancë. Ende nuk dihet saktësisht se kur ka nisur lidhja, por burimi konfirmon se tashmë ajo ka kaluar përtej kufijve të bashkëpunimit.

Katrina Malota, e cila jeton në Michigan, ka qenë pjesë e stafit të Eminem prej vitesh, duke punuar në videoklipe muzikore dhe projekte të tjera të rëndësishme. Në faqen e saj zyrtare thuhet se ajo ka bashkëpunuar gjithashtu me emra të njohur si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Jashtë turneve dhe projekteve muzikore, Malota ushtron profesionin e saj në një sallon bukurie të njohur në Birmingham, Michigan.