KreuCelebrity

U akuzua për kultivim narkotikësh, jepet vendimi për gruan e Elvis Pupës!

 

Belina Pupa, gruaja e aktorit Elvis Pupa, është shpallur e pafajshme nga Gjykata e Australisë, pas akuzave për kultivim lëndësh narkotike në një banesë të regjistruar në emrin e saj.

Në maj të këtij viti, Belina Pupa u paraqit në gjyq në Australi, pasi dyshohej nga autoritetet australiane se ishte përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Pas këtij vendimi, Elvisi e ka ndarë lajmin në rrjetin e tij social Instagram, ku me anë të një story ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre muajve.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Mos paçi të tilla raste që t’jua shpërblejmë”, shkruan ai.