KreuCelebrity

Vazhdon `drama` : Dojna i përgjigjet `flakë për flakë` Kiarës: Kam mjaftueshëm këllqe!

Vazhdon `drama` : Dojna i përgjigjet `flakë për flakë`

Komentit te Dojna Memës për Kiara Titon se e ka hequr nga ndjekësit në Instagram, e thënë në intervistën për ‘Mirëmbrëma yje’ , kjo e fundit gjeti rastin tek ‘Goca dhe Gra’ për t’iu përgjigjur.

Sipas Kiares, kishte qenë Dojna që e kishte hequr nga Instagrami, edhe pse dikur ‘kishin ngrënë bukë bashkë’. Tito i vuri ‘vulën’ kur tha se Dojna ka patur ‘hall klikimesh’ kur e ka përmendur.

I menjëhershëm ishte reagimi i Dojnes, e cila nxori një chat me të motrën, ku i tregonte se Kiara e ka hequr nga Instagrami. Mbi chat-in, ajo bën edhe postimin: “Mua kur më bëjnë një pyetje direkte, qoftë kjo edhe para kamerave, kam mjaftueshëm këllqe për të dhënë përgjigje të drejtpërdrejta. E bëj edhe për rehatinë time se s’më duhet të mbaj mend gënjeshtrat e të përfundoj duke i besuar edhe vetë. Thënë kjo, tema është e varfër, ndaj nuk shoh ndonjë interest ë veçantë për ta tjerrë më shumë se kaq publikisht. Ditë të mbarë!”, përfundon postimi i shkurtër, por sqarues i Dojnës.

Vazhdon `drama` : Dojna i përgjigjet `flakë për flakë`