KreuCelebrity

Zhaku ekskluzivisht për Bordo: Hipokrizi dhe pabesi që e kanë bërë showbizin botë të fëlliqur!

Zhaku ekskluzivisht për Bordo: Hipokrizi dhe pabesi që e kanë

Inida Gajta ose siç e njohim ndryshe Zhaku ka bërë një rrëfim të sinqertë për revistën Bordo mbi përvojat e saj në botën e showbizit, duke e përshkruar atë si një mjedis të “fëlliqur” nga hipokrizia dhe pabesia. Në një intervistë ekskluzive për Bordo, Zhaku shprehet se një pjesë e madhe e situatave që janë krijuar në këtë industri kanë qenë mjaftueshëm të vështira për të dhe kanë lënë pasoja të gjata.


“Showbizi mund të them ka zhgënjyer më shumë sepse janë njerëzit më hipokritë, janë më të pabesë, të krijojnë disa situata ndonjëherë që të vënë vërtetë në pozitë shumë të vështirë dhe mua ajo më ka dëmtuar më shumë showbizzi, kështu që ajo them është botë më e fëlliqur.”

Megjithatë, Zhaku thekson se për gazetarët dhe miqtë e saj të besueshëm, nuk ka pasur asnjë zhgënjim.Ajo tregon gjithashtu se ka vendosur të lërë pas të gjitha keqkuptimet dhe skandalet e vjetra, duke kërkuar falje kur ka qenë e nevojshme, por duke shtuar se njerëzit e dyfytyrë nuk ia vlejnë të përmenden.


Tani kanë kaluar aq shumë vite saqë unë i kam vënë një kapak të gjithë këtyre gjërave dhe një pjesë shumë të madhe edhe të gjërave që kam thënë apo që njerëzit që mund të kenë përfshirë nëpër debate patjetër që s'kisha nevojë për t'i bërë dhe u kam kërkuar dhe të falur personalisht nuk më bëjnë më përshtypje po thjesht habitem nga ana njerëzore. Ka disa njerëz që janë vërtetë shumë hipokritë, janë shumë me dy fytyra, janë të pabesë dhe nuk duhet t'i kesh besim asnjeriu në showbizz. Këtë kam besuar unë, në diçka mua më ka shërbyer fama. Kam shumë miq gazetarë të cilët dinë shumë gjëra ose me të cilët unë kam folur që unë i kam miq vërtetë dhe unë flas hapur për raste të ndryshme dhe duhet të them që ata më kanë mbrojtur gjithmonë. Domethënë nga gazetarët askush nuk më ka zhgënjyer. Të gjithë më kanë mbrojtur. Asnjëri nuk ka bërë skandale apo nuk ka nxjerrë lajme që mund t'i dinë nga unë. Për këtë vërtetë jam mirënjohëse. Pastaj për këto të tjerët që e hiqen si koleg apo si artist, më mirë s'ja vlen fare me fol, koha i tregon gjërat.”


Intervista e plotë më poshtë: