Revista BORDO është një revistë e përmuajshme që i kushtohet artit, modës, stilit të jetesës dhe rrëfimeve njerëzore që frymëzojnë. Me intervista ekskluzive dhe sesione të kuruara me kujdes, BORDO sjell pranë publikut personazhe të njohur, që ndajnë pjesë të jetës së tyre përtej skenës dhe dritave të famës.
E ftuar së fundmi për një intervistë për Bordo, ka qenë këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Zhaku, e cila ka folur hapur për një nga historitë më të veçanta të dashurisë në jetën e saj marrëdhënien e veçantë me bashkëshortin, Kristianin.
“Pas gjithë krizave, ndarjeve, divorcit dhe ribashkimit, mund të them se i kemi lënë të gjitha pas krahëve. Jam shumë e lumtur që jam martuar dy herë me të njëjtin burrë,”
Zhaku e përshkruan dashurinë si një proces që riformësohet çdo ditë.
“Marrëdhënia nuk është diçka statike, por një plastelinë që formohet çdo ditë,” shprehet ajo, duke theksuar se sot ndihen më të lidhur dhe më të qetë se kurrë më parë.“Jemi në një fazë ku vetëm jemi mirënjohës dhe e shijojmë njëri-tjetrin, familjen që kemi ndërtuar,” shton artistja. E pyetur për jetën mes Shqipërisë dhe jashtë vendit, Zhaku tregon se ka gjetur balancën perfekte: “Edhe Amonit i bën shumë mirë Shqipëria. Vijmë shpesh, rrimë gjatë. Nuk e mendoj jetën vetëm këtu apo vetëm atje, të dyja kanë rëndësinë e tyre.”
Në mënyrën e saj plot humor, ajo zbulon edhe një detaj simpatik për marrëdhënien me bashkëshortin:
“Kristiani më bën kritika për look-un. Komentet në internet i përkthen me inteligjencë artificiale dhe dalin shumë qesharake,”
Një histori dashurie me shumë ulje e ngritje, që sot është kthyer në një lidhje të fortë e të pjekur, që qëndron përtej çdo prove.
Intervista e plotë më poshtë:
