Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” pritet të nisë shumë shpejt dhe një nga një po zbulohen edhe personazhet e rinj që do të arrin pjesë në këtë reality show.
Sipas burimeve të Telegrafit, Dalina Buzi do të jetë opinionistja e këtij edicioni. Burimet bëjnë me dije se Dalina e ka pranuar tashmë ftesën nga autorja Olsa Muhameti duke zyrtarizuar kështu rolin e saj në sezonin e ri. Edicioni i ri pritet të nisë në fund të nëntorit, sipas informacioneve.
Pas qarkullimit të këtij lajmi, të gjithë janë tashmë më kuriozë të dinë më shumë për këtë edicion të ri, pasi emri i Dalinës si opinioniste i ka pëlqyer shumë publikut.

-
Mos harroni çadrat/ Reshje shiu në të gjithë vendin!
17 Tetor, 09:47 -
Horoskopi ditor, e premte 17 tetor 2025
17 Tetor, 09:33


