KreuCelebrity

5,000$ për të hyrë në atelien e saj! Ema Savahl rrëfen biznesin online të djalit, ekskluzivisht për Bordo

5,000$ për të hyrë në atelien e saj! Ema Savahl rrëfen

Në një intervistë ekskluzive për Revistën Bordo, dizajnerja shqiptare që ka ndërtuar karrierë të suksesshme në Miami, ka rrëfyer se djali i saj po ndërton tashmë biznesin e vet, krejt ndryshe nga ai i saj. Ndërsa ajo vijon të drejtojë një atelier luksoz siç është Ema Savahl, djali i vijon të ndjek traditën e të ëmës, por me një biznes tjetër. Ajo tregon se ai është fokusuar në ndërtimin e një platforme online të shitjeve, që po fiton gjithnjë e më shumë terren në tregun ndërkombëtar.


“Tani biznesi që djali im po bën është krejtësisht ndryshe nga imi sepse unë jam kulturë. Më vjen një nuse, ne fillojmë te 5,000$ vetëm të hysh te atelieria jonë. Ky është biznesi im. Tani unë kam klientelë për 30 vjet. Miami është bërë një nga kapitalet nga kryeqytetet më të pasura të botës. Jeff Bezon e kemi shtatë minuta larg, jam duke veshur Loren Sanchez, të gjithë po vijnë në Miami. Ai po bën të gjithën online që është biznesi i atij edhe unë nuk e di shumë me thënë të drejtën. Ai edhe Megi që është e fejuara, e dashura. Të dy po e bëjnë atë biznes krejtësisht që këto marrin një nga modelet e mia legjendare të veshjes që i kanë veshur celebritete, prodhojnë le të themi 200 copë. Ne i shesim këto dhe nuk riprodhohen kurrë më, ky është biznesi që ai është duke bërë që është krejtësisht ndryshe nga imi.”



Video e plotë:

Dizajnerja shprehet se është krenare për djalin e saj, i cili ka ditur ta përqafojë teknologjinë dhe të përdorë rrjetet sociale, reklamat digjitale dhe influencerët për të ndërtuar suksesin e vet, ndërkohë që ajo vetë mbetet besnike ndaj punës artizanale e elegancës klasike. Ajo tregon gjithashtu se gjatë periudhës së pandemisë, shumë dizajnerë në Miami humbën bizneset e tyre, por ajo vetë e përballoi me vendosmëri dhe pasion:

“Biznesi im ishte mirë. Po tani jam si i thonë asaj shprehjes "mali po vjen te Muhamedi", ato po vijnë te ne. Edhe ngaqë ishte kaq e vështirë me Covid, shumë dizajnerë ose i humbën bizneset ose po përpiqen të rifillojnë. Kurse ne me atë forcën shqiptare u kapëm aty me thonjë e me dhëmbë, nuk ikëm.”

Ndërsa Ema Savahl vazhdon të ruajë emrin dhe prestigjin e saj në botën e modës, përmes atelierit luksoz dhe klientelës ndërkombëtare, ajo ndihet krenare që djali i saj po ndërton rrugën e vet. Biznesi i tij online, krejt ndryshe nga ai i së ëmës, tregon se pasioni dhe kreativiteti nuk janë vetëm trashëgimi, por edhe një mënyrë për të hapur kapituj të rinj. Si person dhe si markë, Ema Savahl mbetet simbol i elegancës, përkushtimit dhe origjinalitetit – dhe historia e saj dhe e familjes së saj dëshmon se forca, puna dhe vizioni i qartë janë çelësi i suksesit në çdo kohë dhe çdo situatë.