KreuCelebrity

Keisi Medini: Jetoj me babin, nuk rrimë dot larg njëri-tjetrit.../ EKSLUZIVISHT PËR BORDO

BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!

E ftuar së fundmi në një intervistë eskkluzive për Bordo ka qenë këngëtarja Keisi Medini, e cila njihet shumë nga publiku si vajza e Sabianit, këngëtarit të njohur shqiptar. Keisi ka treguar shumë për jetën e saj personale, biznesin e saj të ri dhe si është të jesh vajza e një këngëtari të famshëm si Sabiani.


Si është të jetosh me babin në moshën që je ti? Se shumë vajza ndoshta zgjedhin të jetojnë më vete, ndërkohë që ti jo. Ke preferuar të jetosh me babin.

Është shumë qejf. Shumë bukur. Më pëlqen. Tani për momentin po dal pak vetëm dhe nuk e di se si ai do ta marri se e shoh që është mërzitur pak. Po gjithsesi dhe shtëpinë tjetër që kam marrë e kemi as dy minuta larg njëri-tjetrit. Nuk rrimë dot ne pa njëri-tjetrin. E kemi shumë të vështirë.