KreuStil Jetese

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë tetor!

Para se të iki 

Autori: Flutura Açka – Çmimi: 1200 lekë 

Shkrimtarja Flutura Açka, pas një fushate elektorale në Elbasan, hyn për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga rënia e diktaturës, ajo ka qenë e përfshirë në debatin publik si shkrimtare e botuese. Përpjekja për të kontribuuar në demokracinë shqiptare, e shtyu të merrte pjesë aktive në politikë. A u përmbushën idealet e saj kur u përfshi në politikë? A është Shqipëria që do të donte, në fund të mandatit të saj? Një përmbledhje shënimesh, ku ajo jep përgjigje dhe shpjegon vendimin për largimin nga politika. 

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë tetor!

 

Kryevepra 

Autori: Belinda Alexandra – Çmimi: 1500 lekë 

Eva shkon në Paris për të gjetur babanë që nuk e ka njohur kurrë. Ajo gjendet në një situatë të ndërlikuar, pasi i ati, një koleksionist veprash arti akuzohet se i ka shitur një pikturë Hitlerit dhe ka vrarë pronarët e saj. Eva do të provojë pafajësinë e të atit, por vetëm Kristina, një piktore ruse, e cila vuan nga amnezia, e di të vërtetën. Ndërsa e nxit Kristinën të kujtojë se çfarë ka ndodhur, ajo zbulon një trekëndësh dashurie, një tradhti dhe sekretin e trashëgimisë së saj, që do të ndryshojë fatin dhe mendimin e Evës për jetën. 

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë tetor!

 

Parandjenjë e trishtë 

Autori: Banana Yoshimoto – Çmimi: 800 lekë 

Jajoi jeton me familjen e saj të përsosur, por ndërsa prindërit i tregojnë histori të lumtura nga fëmijëria, ajo përndiqet nga ndjesia se ka harruar diçka nga e kaluara. Ajo shkon te tezja e saj, Jukino, e cila ka një sjellje të çuditshme: zgjohet në dy të mëngjesit dhe sheh serialin “E premtja e 13-të” dhe do të harrojë gjithçka. Duke jetuar një jetë pa rregull, Jukino po mbron veten, por nën këtë fasadë, Jajoi fillon të rigjejë kujtimet e humbura dhe gjithçka që ajo di për të kaluarën, rrezikon të ndryshojë përgjithmonë. 

3 libra mjaft interesant që mund t'i lexoni këtë tetor!