KreuStil Jetese

Prezantohet IQOS x Seletti, e papritura takohet me ikonën!

 

Prezantohet IQOS x Seletti,  e papritura takohet me ikonën!

IQOS dhe kompania prestigjioze italiane Seletti bashkuan forcat duke krijuar një kryevepër të stilit dhe inovacionit: IQOS ILUMA i PRIME x Seletti Limited Edition. Prezantimi i pajisjes u bë në kryeqytet në një mbrëmje festive, ku ndërthurej atmosfera e ngrohtë, me të ftuar personazhe nga bota televizionit dhe influencer.

 Dy gjigandët bëhen bashkë duke e shndërruar IQOS ILUMA I në një vepër arti dhe një objekt të guximshëm. Mbi sipërfaqen e zezën Seletti ka dizajnuar një zig-zag të florinjtë, duke krijuar një kontrast të fuqishëm dhe një pamje e cila rrëmben gjithë vëmendjen. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe: E papritura takohet me ikonën: Një bashkëpunim vizionar që ripërcakton atë që mund të përfaqësojë një pajisje IQOS. Ky partneritet pasqyron evolucionin e vazhdueshëm të IQOS, një deklaratë kulturore, e lartësuar nga estetika e pazakontë e Seletti-t, markë italiane e themeluar në vitin 1964, e cila dallon për dizajnet e saj të guximshme.

Mbrëmja për prezantimin e IQOS ILUMA i x Seletti Limited Edition ishte një takim i ngrohtë mes miqsh dhe të ftuar nga komuniteti i platformës Curious X, në një mjedis të dekoruar me objekte dhe simbole të dizajnuara dhe kuruara nga brand-i prestigjioz italian, ndërsa atmosfera e krijuar të jepte përshtypjen e një botë të mbushur me lojëra surreale.

Prezantohet IQOS x Seletti,  e papritura takohet me ikonën!

Të ftuarit shijuan kokteje tematike, ushqime gurme dhe muzikë të mirë në efektin e një ndriçimi të ngrohtë, ku ata patën fatin të shkrepin foto në kënde dhe një mjedis me pamje spektakolare.

 Një moment emocionues ishte sfida e kuizit digjital, ku pjesëmarrësit përmes tableteve për të shpërblime. Ata që fituan pikët maksimale, fituan dhe eksperiencat unike, mes të cilave, produkte të kuruara nga Seletti si dhe dy udhëtime në Milano.

Prezantohet IQOS x Seletti,  e papritura takohet me ikonën!

Edicioni i kufizuar ILUMA x SELETTI, nuk është thjesht një pajisje funksionale për duhanpirësit e rritur, por edhe një aksesor që flet për personalitetin, individualitetin dhe guxim për të dalë përtej së zakonshmes, ku çdo element i përfshirë në dizajnimin e saj, që nga tekstura te motivet, të dhuron një ndjesi premium. Pajisja me funksionin Touch Screen ju jep mundësi që përmes prekjes të bëni Pause Mode, duke ju lejuar të ndaloni dhe rifilloni eksperiencën aty ku e keni lënë.