KreuStil Jetese

Nga letër në kuti – IPACK Transformon Riciklimin në Shqipëri! EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!

Ipack Group është një kompani e specializuar në prodhimin e kutive të ambalazhit. Paketimi është shkenca, arti dhe teknologjia e produkteve për shpërndarje, ruajtje, shitje dhe përdorimi. Në këtë pikë Ipack është lider në treg në mënyrën e paketimit inovativ përmes kartonave të qëndrueshëm. Nëpërmjet teknologjisë së optimizuar realizohet dhe minimizimi i mbetjeve dhe njëkohësisht ofrohet një cilësi e shkëlqyer e produkteve. Sot Ipack bashkëpunon me dhjetëra kompani të rëndësishme në vend që i besojnë prodhimet dhe distribuimin e produkteve të tyre, pikërisht ambalazhimit të Ipack.

Julio përshëndetje, si shkoi eventi sot?

Mendoj se shkoi mirë, njerëzit ishin të kënaqur, kryesisht ishin klientë dhe bashkëpunëtorë që ne punojmë dhe mendoj që shkoi shumë mirë.

Cilët janë disa nga bashkëpunëtorët tuaj më të afërt?

Bashkëpunëtorë kemi kompanitë më të mëdha në vend që furnizojmë momentalisht, gjithashtu po zgjerohemi dhe në rajon dhe në Europë.

Çfarë e dallon kompaninë tuaj Ipack, cila është pika juaj e fortë?

Mendoj që teknologjia e fundit e aplikuar në makineri të automatizura dhe një staf shumë i mirë dhe kërkues nga vetja e tyre. Mendoj që kjo është pika më e fortë që kemi ne në Ipack.

Planet tuaja për të ardhmen, çfarë keni planifikuar, cili është vizioni për të ardhmen?

Vizioni për të ardhmen është të shtojmë sa më tepër makineritë prodhuese, të përgjigjemi sa më tepër klientëve që kemi brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit të bëhemi sa më tepër konkurues.