KreuStil Jetese

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

  Një pjatë e thjeshtë dhe e shijshme, makaronat e pjekura në furrë janë vakti perfekt për një sezon të ngjeshur si vjeshta, e sidomos kur të vegjlit kthehen nga shkolla. Butësia e tyre u pëlqen si fëmijëve edhe të rriturve, me aromat e djathit të shkrirë që mbushin kuzhinën pasi piqen. 

Si të përgatisni makarona të pjekur? Recetat e makaronave të pjekura në furrë mbështeten në të njëjtët përbërës, por në mënyra të ndryshme. Së pari, duhet të zgjidhni llojin e makaronave. Shumica janë zgjedhja ideale për furrë, por penet, për shembull, janë shumë të mira sepse e thithin mirë salcën dhe rrit shumë shijen. Por, nëse makaronat zgjidhen lehtësisht, zgjedhja e djathit është thelbësore për një pjekje me makarona. Ai përcakton strukturën dhe shijen përfundimtare të pjekjes. Për një pjekje të lehtë, zgjidhni feta ose rikota. Shija e tyre e butë dhe e lehtë e bën pjekjen më pak kompakte, duke ruajtur një shije intensive. Mocarela e kombinuar me spinaq dhe domate funksionon çdo herë. Mos harroni të shtoni pak qumësht, krem dhe gjalpë. Ja 8 receta ideale për muajin tetor!  

  

Pastiço 

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

Përbërësit: 500 g makarona, 2 thelpinj hudhër, 200 g qepë të kuqe, 20 g gjalpë, 60 ml vaj ulliri, 500 g mish viçi i grirë, 200 g dhjamë derri i grirë, 200 ml uthull, 200 ml lëng pule, 800 g domate, 2 shkopinj kanelle, 20 g sheqer, kripë dhe piper,40 g djathë i grirë 

Për salcën beshamel:

150 g gjalpë, 150 g miell, 800 ml qumësht, 3 të verdha vezësh, 1 majë arrëmyshk  

Përgatitja: Ziejini fillimisht makaronat al dente në ujë të kripur. Kullojini dhe lërini mënjanë. Ngroheni furrën në 180 gradë Celsius. Në një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë, skuqni hudhrën dhe qepët e prera hollë. Lërini të karamelizohen për 20 minuta, pastaj shtoni mishin e grirë. Ulni temperaturën, duke e përzier për 20 minuta dhe kur mishi të jetë pjekur, shpërlajeni me uthull. Shtoni lëngun e pulës, domatet, kanellën dhe gjysmën e sheqerit dhe lëreni të vlojë në zjarr të ngadaltë për 50 minuta. Në fund rregullojeni me pak sheqer, kripën dhe piperin e grirë. 

Përgatitja e salcës beshamel: Shkrini gjalpin në një tenxhere bashkë me miellin dhe gatuajeni në zjarr të ngadaltë. Shtoni qumështin e parangrohur dhe përziejini vazhdimisht. Rrihni të verdhat e vezëve dhe shtojini duke i përzier me rrahëse. Në fund shtoni arrëmyshk dhe kripë. 

Makaronat e ziera vendosni në një tavë të lyer me gjalpë. Hidhni sipër makaronave mishin e grirë dhe pastaj shtoni sipër salcën beshamel. Spërkateni me djathë të grirë dhe piqeni për 45 minuta. 

 

 

 

 

Lazanja me kungulleshka dhe djathë feta 

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

Përbërësit:

5 kungulleshka, 250 g mascarpone, 200 g djathë feta, 100 g rukola, rigon, 2 limonë, vaj ulliri, 80 g fara pishe të pjekura, 10 fletë lazanje, 1 burrata, luledielli dhe piper 

Përgatitja:

Shpëlani kungulleshkat, pritini hollë për së gjati dhe lërini të kullojnë midis dy pecetave prej letre me kripë, për 20 minuta. 

Vendosni mascarponen dhe djathin e thërrmuar në një tigan në zjarr të ngadaltë. Kur gjithçka të fillojë të shkrihet, shtoni rukolën, pastaj rigonin e grirë dhe lëkurë limoni. Përziejini dhe fikni zjarrin. Shtoni sipër vaj ulliri dhe piper sipas dëshirës dhe lërini mënjanë.  Shpëlani kungulleshkat në ujë të rrjedhshëm për të hequr kripën, pastaj thajini me një pecetë të pastër. Ngrohni vajin e ullirit në një tigan ku do të skuqni kungulleshkat nga secila anë dhe më pas lërini mënjanë. 

Hidhni një shtresë të hollë të përzierjes së mascarpones me djathin në fund të një tave, shtoni një shtresë kungulleshkash me një lugë farash pishe dhe pastaj vendosni një fletë lazanjeje. Përsëriteni derisa tava të mbushet, ku shtresa e fundit duhet të jetë me kungulleshka. Piqeni për 35 minuta në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius. Para se ta servirni, priteni burratën përgjysmë, vendoseni sipër dhe spërkateni me piper. 

 

 

Makarona greke spanakopita 

3 receta të thjeshta për makarona të pjekura në furrë!

Përbërësit:

300 g makarona, 200 ml krem, 70 g djathë i grirë, 200 g djathë i bardhë, 1 qepë, 400 g spinaq, 1 thelb hudhër, 10 degëza menteje, 10 degëza kopre, 15 degëza majdanozi, 2 lugë gjelle vaj ulliri. 

Përgatitja:

Pritini qepën në feta dhe skuqeni në vaj ulliri për 5 minuta. Shtoni spinaqin bashkë me hudhrën e shtypur. Grijini të gjitha erëzat e tjera dhe shtojini në tigan, ku do të ziejnë në zjarr mesatar për 15 minuta. Ndërkohë ziejini makaronat 2 minuta më pak se sa rekomandohet në paketim. Ngroheni furrën paraprakisht në temperaturë 190 gradë Celsius. Hidhni kremin dhe një lugë ujë në salcën e spinaqit dhe gatuajini për 5 minuta, pastaj shtoni makaronat e kulluara, djathin e grirë dhe tre të katërtat e djathit të bardhë. Transferoni gjithçka në një tavë, shpërndani sipër djathin e mbetur të bardhë dhe vendoseni në furrë të piqet për 25 minuta.