I panjohuri

Autori: Diana Çuli – Çmimi: 900 lekë
Një tufë tregimesh, çaste dhe ditë me përjetime të shpejta dhe fluturake, por që lënë gjurmë jo lehtësisht të harrueshme në ndërgjegje të dyzuara, në shpirtra të lënduar, në të tjerë të pavarur e të pamposhtur, në karaktere të pathyeshme, në zemra të gjera, në mendje të lira, të mprehta e të hareshme...! Pena e Diana Çulit ka trokitur te një dashuri e saj e vjetër, te tregimi, duke na sjellë një prozë të ndjeshme, me bukuri peizazhesh, brishtësi të ndjesive, fraza të kursyera dhe mendimin që lëvrin nëndheshëm…!
Ngjyrat e zjarrit

Autori: Pierre Lemaitre – Çmimi: 1500 lekë
Shkurt 1927 - Parisi i pushtetshëm merr pjesë në funeralin e bankierit Marsel Perikuri. E bija, Madalena, duhet të marrë në duar frenat e perandorisë financiare që trashëgon, por fati vendos ndryshe: i biri 7-vjeçar, kryen një akt tragjik që do ta rrënojë familjen. Madalena duhet të mbështetet në inteligjencën dhe energjitë e saj, për të mbijetuar dhe për të rindërtuar jetën. Një detyrë që bëhet edhe më e vështirë në rrethanat e një France që vështron, e pafuqishme, ngjyrat e para të zjarrit që do të shkatërrojë Europën.
Zilia

Autori: Juri Olesha – Çmimi: 1200 lekë
Andjeji është një manjat i industrisë ushqimore që synon të ndryshojë jetën moderne. Ai takon Nikolajin të dehur një natë me shi, e merr në shtëpi dhe i gjen punë si rostiçier. Nikolaji bën sa mundet, por kjo nuk do të thotë se është ndopak mirënjohës. Ankues dhe i zymtë, ai përçmon gjithçka në të cilën beson Andreji. Prodhuesi dhe mashtruesi, luftojnë pa u ndalur në faqet e kësaj komedie anarkiste, një garë vullnetesh në të cilën asgjë nuk është e sigurt përveç diçkaje: zemrës së pakorrigjueshme njerëzore.
