KreuStil Jetese

Nga letër në kuti – IPACK Transformon Riciklimin në Shqipëri!

 

BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!

Ipack Group është një kompani e specializuar në prodhimin e kutive të ambalazhit. Paketimi është shkenca, arti dhe teknologjia e produkteve për shpërndarje, ruajtje, shitje dhe përdorimi. Në këtë pikë Ipack është lider në treg në mënyrën e paketimit inovativ përmes kartonave të qëndrueshëm. Nëpërmjet teknologjisë së optimizuar realizohet dhe minimizimi i mbetjeve dhe njëkohësisht ofrohet një cilësi e shkëlqyer e produkteve. Sot Ipack bashkëpunon me dhjetëra kompani të rëndësishme në vend që i besojnë prodhimet dhe distribuimin e produkteve të tyre, pikërisht ambalazhimit të Ipack.

Çfarë e dallon kompaninë tuaj Ipack, cila është pika juaj e fortë?

Mendoj që teknologjia e fundit e aplikuar në makineri të automatizura dhe një staf shumë i mirë dhe kërkues nga vetja e tyre. Mendoj që kjo është pika më e fortë që kemi ne në Ipack.

Planet tuaja për të ardhmen, çfarë keni planifikuar, cili është vizioni për të ardhmen?

Vizioni për të ardhmen është të shtojmë sa më tepër makineritë prodhuese, të përgjigjemi sa më tepër klientëve që kemi brenda vendit, ashtu edhe jashtë vendit të bëhemi sa më tepër konkurues.

Ti gjithashtu ke mabruar studimet për Planifikim Urban, si kalove nga kjo degë në themelimin e kompanisë tënde?

Në Planifikimin Urban kisha më tepër njohuri rreth mbetjeve dhe menaxhimit të mbetjeve, ajo erdhi si një arsye e përpunimit që ne përpunojmë mbetjet dhe me ato krijojmë kartonin. Momentalisht kemi nën vizionin tonë që të zgjerojmë fabrikën dhe të kemi sa më tepër përpunime të mbetjeve. Po kërkojmë edhe bashkëpunim dhe nga bashkitë në vend që mbeturinat që ka nëpër qytet të mblidhen dhe të menaxhohen nga Ipack Group për të krijuar paketime.