KreuCelebrity

Brigitte Bardot shtrohet me urgjencë në spital: Gjendja është e rëndë!

Brigitte Bardot shtrohet me urgjencë në spital: Gjendja

Aktorja legjendare Brigitte Bardot, po përballet me probleme serioze shëndetësore. Diva e kinemase franceze iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por tashme ajo ndodhet në spital prej gati një muaji.

Brigitte Bardot shtrohet me urgjencë në spital: Gjendja

Sipas raportimeve të mediat vendase, Brigitte 91-vjeçare po përballet me një sëmundje të rëndë. 

Ajo u shtrua në një klinikë private 3 javë më parë, kur u ndje keq në shtëpinë e saj në Saint-Tropez, informon media franceze. Më pa u transportua në Toulon, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë kirurgjikale.

Megjithatë, pritet që ajo të dalë së shpejti nga spitali, pavarësisht faktit se gjendja e saj shëndetësore mbetet shqetësuese.

Bardot ishte trajtuar më parë për probleme me frymëmarrjen në vitin 2023, pasi kishte vështirësi e nuk merrte dot frymë për shkak të nxehtësisë.