KreuCelebrity

"Sa para ke në bankë?": Arbana Osmani befasohet nga përgjigjja e Arlind Qorit!

"Sa para ke në bankë?": Arbana Osmani befasohet nga

I ftuar në puntatën e radhës të emisionit “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori është befasuar nga një pyetje e drejtpërdrejtë e moderatores mbi gjendjen e tij financiare.

Arbana ndau disa momente të shkurtra në Instagram, duke treguar një nga pyetjet më të sikletshme të intervistës. Në njërën prej këtyre videove, Arbana e pyet Arlind Qorin se sa para ka në llogarinë e tij bankare.

Pa hezitim, Qori u shpreh se menaxhimi i financave është në dorë të bashkëshortes së tij.

Ai tregoi se nuk e di shifrën saktë, por nuk e la pa dhënë një numër, duke thënë: “Diku te 20 milionë lekë të vjetra.”

Më pas, ai theksoi se shifra nuk është e saktë dhe mund të ketë një luhatje: “plus minus 5 mijë euro.” Vëmendje mori edhe reagimi i Arbanës, e cila u përgjigj: ”Sa the?”.

https://www.instagram.com/reel/DP4C_2pjHuU/