KreuCelebrity

“Lajmëro policinë, hyri në shtëpi”: Modelja goditet 30 herë me thikë nga partneri më i madh në moshë!

“Lajmëro policinë, hyri në shtëpi”: Modelja

Ai quhet Gianluca Soncin dhe është vrasësi i Pamela Genini, 29-vjeçares së qëlluar për vdekje 30 herë me thikë në Milano, në lagjen Gorla. Dimë që është 52 vjeç, sipërmarrës, pasardhës i një familjeje të pasur ( jetonte në luks me lekët e babait), kishte qenë  i martuar me një grua tjetër dhe ka një djalë.

Me modelen, ishte lidhur për rreth një vit e gjysmë. Lidhja mes të dyve filloi në Cervia në mars 2024, por menjëherë u ndërlikua. Në maj të të njëjtit vit, Pamela u shfaq “ me mavijosje të dukshme në krahë”, sipas një shoqeje që vuri re shenjat e para të dhunës. Në arkivat e policisë ka edhe një histori përndjekjeje nga ana e Soncin, e cila kishte përfunduar pa raportim.

“Lajmëro policinë, hyri në shtëpi”: Modelja

Vrasja e 29 vjecares erdhi pasi ajo disa herë kishte përsëritur se donte ta linte. Rrahje, mavijosje, kërcënime: jeta e vajzës ishte kthyer prej kohësh në një makth. Ndoshta ajo nuk raportoi nga frika e hakmarrjes nga një burrë më i madh në moshë dhe i pasur,  i cili tashmë kishte në emrin e tij akuza penale edhe në të kaluarën. Mësohet se 52 vjecari e kishte kërcënuar po ashtu vajzën se do të hakmerrej dhe familjen e saj. Kur ndodhi ngjarja e rendë, Pamela ishte qenë në telefon me një mik, të cilit i kishte kërkuar të telefonte policinë duke i thënë e tmerruar: “Hyri në shtëpi, ka celësat”!

“Lajmëro policinë, hyri në shtëpi”: Modelja