
Samantha Shkreli Sarelli, një shqiptare nga Kosova, është kurorëzuar si "Miss Amerika", duke fituar titullin prestigjioz “The Miss Globe USA 2025”.
Në skenën madhështore të konkursit ndërkombëtar "Miss Globe", gjatë shfaqjes së talenteve, Samantha mahniti audiencën me zërin e saj të jashtëzakonshëm, duke interpretuar këngën patriotike “Trim mbi trima Gjergj Kastrioti”.
Krenare për origjinën e saj shqiptare, ajo e dedikoi këngën për prindërit e saj, të cilët, sipas saj, kanë ruajtur me përkushtim traditat shqiptare.
“Dua të këndoj këtë këngë në nder të prindërve të mi që janë shqiptarë dhe në nder të diasporës shqiptare, e cila ka ruajtur traditat përmes kulturës dhe muzikës sonë. Ne nuk e kemi harruar kurrë prej nga vijmë,” – u shpreh Samantha me emocion.
View this post on Instagram


