Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, nuk do të japë më autografe falas për fansat, teksa përgatitet të hyjë në një marrëveshje komerciale që do t’i sjellë të ardhura nga firma e tij në produktet e fanellave, apo të ngjashme.
Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, 18-vjeçari do të ndalojë firmosjen e çdo gjëje falas, një lëvizje strategjike kjo e përfaqësuesve të tij për të rritur vlerën e tregut të firmës së tij. Marrëveshja do të realizohet përmes një kompanie të specializuar në shitje produktesh me autografe, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm në komercializimin e talentit më të ndritshëm të futbollit.
Ky vendim vjen në një moment kur fama dhe vlera globale e Yamal po rritet shpejt, duke bërë që firma e tij të kthehet në një aset të vlefshëm për fansat dhe koleksionistët.
